Deklarata e ministrit francez: Çdo 30 sekonda një person infektohet me COVID-19
Një Parisian po infektohet me COVID-19 çdo 30 sekonda, ndërsa çdo 15 minuta ka një Parisian që mbërrin në spital si rezultat i sëmundjes, tha të martën ministri i shëndetësisë Olivier Veran.
Veran i bëri komentet në RTL Radio në përgjigje të kërkesave të Krye bashkiakut të Parisit Anne Hidalgo për të hapur librari të vogla dhe dyqane të tjerë më të vegjël në përpjekje për të mbajtur tregtinë dhe aktivitetin shoqëror në punë pavarësisht bllokimit të ri në Francë.
Veran tha se çdo lëvizje e tillë ishte shumë e rrezikshme duke pasur parasysh nivelet e larta të infeksionit COVID-19 në kryeqytetin francez.
“Ajo nuk mund ta injorojë faktin që çdo 15 minuta, në spitalet e Parisit, ka një të sëmurë që është shtruar në spital me COVID. Ajo nuk mund ta injorojë faktin që çdo 30 sekonda, ka një parisian që është infektuar,” tha Veran. “Ne duam të shpëtojmë parisianët dhe francezët dhe e bëjmë atë me vendosmëri dhe qëndrueshmëri,” shtoi ai.
Franca raportoi një rekord prej 52,518 rastesh të reja COVID-19 të hënën, ndërsa numri i të vdekurve në vend COVID-19 u rrit me 416 në 37,435. (Reuters)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.