“Deklaratat e pasurive publike” – ILDKPKI me sistem elektronik, Soreca: Hap para në luftën kundër korrupsionit
Deklarimi i pasurisë dhe interesave privatë nga politikanët dhe nëpunësit publikë do të jenë publike, përmes një sistemi të ri që ka nisur të përgatitet nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit. Sistemi i ri do të verifikojë më shpejt, më me efikasitet dhe transparence këto deklarime, ndërsa sipas përfaqësuesve ndërkombëtarë vendin tonë, ai është një hap përpara në luftën kundër korrupsionit.
Megjithatë, Soreca tha se lufta kundër korrupsionit kërkon vullnet politik të autoriteteve përgjegjëse.
Sistemi i ri elektronik i deklarimit të interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve civilë është duke u plotësuar me elementët e nevojshëm, ndërsa nuk u bë me dije nja afat konkret se kur ai do të nisë funksionimin e tij.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.