Deklaratat tatimore të Trump – NYT: Ka publikuar humbje prej mbi $1 mld nga 1985 në 1994
Bizneset e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kanë pësuar një humbje totale prej më shumë se 1 miliardë dollarë nga viti 1985 në 1994, sipas New York Times, që kishte siguruar printime të transkripteve tatimore nga Shërbimi i Brendshëm i të Ardhurave (IRS).
E përditshmja bëri të ditur se Trump ka publikuar humbje në mbi 250 milionë dollarë në vitet 1990 dhe 1991. Trump ka humbur aq shumë para sa që ka shmangur pagesat e taksës ndaj të ardhurave për 8 vite. Gjatë kësaj periudhe 10-vjeçare (1985-1994), biznesi kryesor i Donald Trump, përfshirë kazinotë, hotelet dhe ndërtesat rezidenciale, ka humbur 1.17 miliardë dollarë, sipas New York Times.
E përditshmja citonte një avokat të presidentit, Charles Harder, që thoshte se informacioni tatimor ishte i pasaktë. Trump, një manjat i pronave të paluajtshme që i dorëzoi bizneset djemve të tij pas zgjedhjeve në vitin 2016, ka përmendur mprehtësinë e tij për biznes dhe aftësitë e negociatave gjatë fushatës. Trump refuzoi të publikojë deklaratat tatimore kur kandidoi për president në vitin 2016, duke thënë se nuk mund ta bëjë këtë pasi ishin subjekt i auditimit.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.