Deklarimi i raporteve financiare – KQZ pas 31 marsit subjektet politike do të gjobiten 50 -100 mijë lekë
Afati i fundit për dorëzimin e raporteve financiare për partitë politike në vend është 31 marsi. KQZ ju bën thirrje të 128 subjekteve politike që të zbatojnë afatet për këto raporte në të kundërt do të gjobiten nga 50 mijë në 100 mijë lekë.
Aktualisht vetëm 18 subjekte politike kanë depozituar raportet e tyre të financimit pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 15 prej këtyre raporteve janë të publikuara. KQZ në të njëjtën kohë ka ftuar të gjithë ekspertët kontabël të licencuar që të shprehin interesimin e tyre për auditimin e fondeve të përfituara dhe shpenzuara nga partitë politike gjatë vitit kalendarik 2017, brenda datës 8 prill.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.