Del nga spitali ku po kurohej për helmim lideri i opozitës ruse
Alexei Navalny ka dalë nga spitali Charité i Berlinit pasi kaloi 32 ditë si i shtruar në spital, pas asaj që autoritetet gjermane thonë se ishte helmimi me një agjent nervor novichok dhe me mjekët që sugjeruan se ai mund të shërohej plotësisht.
Spitali tha në një deklaratë të mërkurën në mëngjes se gjendja e politikanit rus të opozitës ishte “përmirësuar mjaftueshëm që ai të lirohej nga kujdesi akut spitalor”.
Në një postim të ri në Instagram të mërkurën, Navalny u ankua se duke u parë në pasqyrë, mendoi se i ngjante një personazhi të Lord of the Rings. Ai falënderoi mjekët në Charité për “punën e tyre të pabesueshme” dhe tha se ai kishte kërkuar të shkonte diku “me pemë” për rehabilitim dhe fizioterapi të përditshme.
Ai tha se një neurolog i kishte thënë që të përmirësonte funksionet e tij mendore duke lexuar, shkruar në mediat sociale dhe luajtur video lojëra.
D.B – SCAN
Burimi: The Guardian
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.