Dëme nga përmbytjet, lista e shkollave ku nuk do të zhvillohet procesi mësimor nesër (LISTA)
Për shkak të situatës së përmbytjeve, këtë të hënë nuk kanë mundësi të rifillojnë procesin mësimor 27 shkolla në të gjithë vendin. ndërsa në shkollat e tjera mësimi do vijojë normalisht.
Në një konferencë për shtyp ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, garantoi se të gjitha orët e humbura do të zëvendësohen sipas një plani në vijim.
“Në Dibër 3 shkolla nuk do të nisin mësimin. Në Krujë një shkollë, shkolla “Festim Brama” në Nikël.
Në Tiranë – fshat, një shkollë dhe një institucion i shkollës së lartë. Në Kamëz janë dy shkolla. Në Kavajë është një shkollë, shkolla 9 vjeçare në Golem. Në Fier 9 shkolla nuk fillojnë mësimin.
Në Vlorë në 8 shkolla nuk rifillon mësimin. Sigurojmë të gjithë nxënësit dhe prindërit do të merren të gjitha masat dhe as një orë e humbur nuk do shkojë dëm por do të zëvendësohen”.
Njoftim
Si rezultat i masave të marra nga Shtabet e Emergjencës në çdo qark, është bërë e mundur që mësimi të rifillojë normalisht ditën e hënë, datë 04.12.2017, me përjashtim të 27 shkollave në të gjithë vendin, në të cilat ende do të vijojë puna për ti kthyer në kushtet e duhura.
Shkollat në të cilat nuk do të fillojë mësimi ditën e hënë janë:
KUKËS – 2 SHKOLLA
9-vjeçare Fshat | Fshat, Gkrykë-Çaje |
Cikël i ulët Domaj | Domaj, Kolesjan, NJQV Bicaj |
PUKË – 2 SHKOLLA
Mesme Bashkuar Iballe | Njësia administrative Iballe, Bashkia Fushë Arrëz |
9 vjeçare Fierzë | Njësia administratzive Fierzë, Bashkia Fushë Arrëz |
DIBËR – 3 SHKOLLA
Shkolla 9-vjecare “Katund i Ri” | Luzni |
Shkolla vartëse “Vajmedhej“ | Muhurr |
Shkolla vartëse “Tejse” | Radomirë |
KRUJË – 1 SHKOLLË
Shkolla “Vesel Brama”, Kurcaj | Nikel |
TIRANË QARK – 1 SHKOLLË DHE 1 KOPËSHT
“Gjysylkanje” | Pezë |
“Bashkim Berisha” (Kopësht) | Nrdoq |
KAMËZ – 2 SHKOLLA
“Niko Hoxha” | Valias, Bashkia Kamëz |
“Dritas” | Dritas, Zall – Herr |
KAVAJË – 1 SHKOLLË
Shkolla 9-vjeçare Golem | Golem |
FIER – 9 SHKOLLA
Lëvizja Demokratike | Povelç |
Darzezë e Re | Darzezë e Re |
Ferras | Ferras |
Xhevit Fetahu | Bishan |
Boçovë | Boçovë |
Pishë | Pishë |
Çerven | Çerven |
Shkolla e Memse Bujqësore ‘Rakip Kryeziu’ | Çlirim |
Kashisht | Kashisht |
VLORË – 5 SHKOLLA
Ismail Qemali | Fitore, Novoselë |
Kafil Malaj | Bishan, Novoselë |
Loni Mone | Poro, Njësia Novoselë |
Qeriba Derri | Bashaj, Njësia Brataj, Bashkia Selenicë |
Sadik Zotaj | Ramice, Njësia Brataj, Bashkia Selenicë |
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.