Dëmet nga tërmeti tek QSUT – Rama: Rikonstruksioni përfundon brenda muajit dhjetor
Sipas videos së publikuar në faqen e tij zyrtare, kryeministri i vendit Edi Rama, konfirmoi se ka nisur menjëherë rikonstruksioni i Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës nga dëmet e pësuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Gjithashtu sipas tij punimet do të përfundojnë brenda muajit dhjetor së bashku me meremetimin e mureve të dëmtuara.
I shoqëruar në vizitën e tij në QSUT kryeministri ishte i shoqëruar edhe nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
#TiNukDoJeshKurrëVetëm😢👐🏿🇦🇱Tiranë, QSUT – Ka nisur menjëherë dhe brenda muajit përfundon meremetimi i mureve të dëmtuara, falë edhe punës pa orar e papushim të Ogertës, që meriton të gjitha uratat e mundshme së bashku me trupën e drejtuesve, mjekëve e infermierëve të zonës së emergjencës🙏😊Ky është një tjetër rast që qytetarët me mure të dëmtuara në banesat e tyre, të shohin se kur struktura s’ka problem gjithçka tjetër rregullohet🤗https://e-albania.al/dhuro/
Posted by Edi Rama on Tuesday, December 10, 2019
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.