“Demokracia evropiane në rrezik nga Kina” – Pasojat e fushatave ‘fake news’
Kina është akuzuar nga Brukseli për zhvillimin e fushatave dezinformuese brenda Bashkimit Evropian, në një kohë kur blloku definoi një plan për të trajtuar një “valë të madhe” të fakteve të rreme në lidhje me pandeminë e koronavirusit.
Komisioni Evropian tha që Rusia dhe Kina po drejtonin “operacione të synuara për ndikim dhe fushata dezinformuese në BE.”
Kjo është hera e parë që ekzekutivi i BE-së e ka quajtur publikisht Kinën si një burim dezinformimi. Politikanët francezë u inatosën kur një faqe në internet e ambasadës kineze pretendoi në mes të prillit, në kulmin e pandemisë së Evropës, që mjekët kishin braktisur punën e tyre duke lënë qytetarët të vdisnin.
“Unë besoj nëse kemi prova nuk duhet të shmangemi nga emërtimi i njërëzve përgjegjës”, tha Vĕra Jourová, një nënkryetare e Komisionit Evropian, para gazetarëve.
“Ajo që ne kemi vënë re është një rritje e ‘fake neës’ që dëmtojnë demokracitë tona nga Kina dhe Rusia.”
“Unë besoj fuqimisht se një BE gjeopolitikisht e fortë mund të materializohet vetëm nëse jemi bindës,” tha Jourová, duke aluduar në qëllimin e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, që BE të ketë më shumë ndikim në skenën botërore.
Qëndrimi i ashpër shënon një ndryshim në diskursin e BE që në mars thjesht përshkroi narracionet e mediave kineze, ndërsa vëmendjen e përqendroi në dezinformimin nga Kremlini.
D.B – SCAN
Burimi: The Guardian
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.