Demokracia vendore – BE financon 10 mln euro për 5 vende të Ballkanit Perëndimor
Rreth 10 milionë euro do të jetë vlera e programit rajonal mbi demokracinë vendore në Ballkanin Perëndimor. Kjo shumë do të financohet nga Bashkimi Europian dhe do ta përfitojnë pesë vende, ndër ta edhe Shqipëria. Vendi ynë do të përfitojë rreth 1.2 milionë euro shumë e cila do të financohet deri në vitin 2020.
Në prezantimin e këtij programi Jan Rudolph, Shef i Seksionit Politik, Ekonomik dhe Informativ i BE theksoi se programi ri është fokusuar në dy shtylla të demokracisë qeverisjen vendore dhe shoqërinë civile.
Koordinatori i përhershëm i OKB-së në vendin tonë Wiliams u ndal në rendësin e kuadrit ligjor për funksionimin e demokracisë.
Në Shqipëri programi do të mbështesë 10 bashki me një grant prej 1.2 milionë euro, 80% e të cilit është kontribut i programit dhe 20% vjen nga buxhetet e bashkive përfituese gjatë periudhës tre vjeçare.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.