Denaj: “Afati i aplikimit për kredi me garanci sovrane shtyhet deri më 20 qershor”
Në një komunikim në faqen e saj në Facebook, Ministrja e Financave Znj. Anila Denaj ka njoftuar shtyrjen e afateve për kredi me Garanci Sovrane deri në datë 20 qershor. Gjithashtu ministrja ka njoftuar se deri më tani janë 462 kredi të miratuara.
Njoftimi i plotë:
Afati i aplikimeve për kredi me Garanci Sovrane 1 është shtyrë deri në datë 20 Qershor.
Për kreditë përmes Garancisë Sovrane për Pagat e sektorit privat, Qeveria Shqiptare:
✅ subvencionon plotësisht interesat;
✅ garanton 100% kreditë e aprovuara nga sistemi bankar
D.B – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.