Denaj: Parashikim pozitiv për ekonominë shqiptare nga Fitch Ratings Inc / Rritje e GDP-së gjatë 6 mujorit të dytë të 2021
Nëpërmjet një postimi të publikuar në faqen zyrtare të ministres së Ekonomisë, Anila Denaj është bërë me dije se ekonomia shqiptare ka marr një parashikim pozitiv nga Fitch Ratings Inc., Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit.
Në njoftim shkruhet: 1.4 pikë përqindje parashikimi për rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë për vitin 2021, duke e çuar atë në 5.7% nga 4.3%, për 6 mujorin e dytë 2021:
Agjencia parashikon që pjesa më e madhe e rikuperimit parashikohet të jetë nga:
- Rindërtimi pas tërmetit;
- Progresi i shpejtë i vaksinimit Covid-19;
- Rënia graduale e papunësisë;
- Rritja e konsumit privat;
- Rritja e eksporteve;
- Rritja e të ardhurave;
- Rritja e investimeve kapitale
Parashikimet e fundit për rritjen ekonomike të vendit në vitin 2021 janë 5% nga FMN dhe 4.5% nga BERZH.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.