Dënohet kreu i Samsung – 5 vite burg për ryshfet 40 mln USD presidentes së Koresë
Kreu i Samsung në Korenë e Jugut, Jay Y. Lee, është dënuar me 5 vjet burg për korrupsion, pas një procesi gjyqësor që zgjati 6 muaj, mbi të njëjtin skandal që rrëzoi edhe presidentin e vendit.
Lee ka paguar një shumë prej rreth 40 milionë dollarësh në formë ryshfeti, në këmbim të favoreve nga ish-presidentja Park Geun-hye, tregon vendimi i një gjykate në Seul, që e shpalli fajtor edhe për fshehjen e aseteve jashtë vendit, përvetësim dhe dëshmi të rremë.
Lee, 49-vjeçari trashëgimtar i kompanisë më të madhe në Korenë e Jugut, dhe prodhuesin e smartphonave me pjesën më të madhe të tregut në botë, është akuzuar se i ka dhënë ryshfet presidentes për ta ndihmuar që të kontrollojë një prej konglomeratëve që zotëron Samsung Electronics.
Jay Lee i ka mohuar krimet e tij. Dënimi me 5 vite ndaj Jay Lee është më i gjati në kohë i dhënë ndonjëherë ndaj ndonjë biznesmeni në Korenë e Jugut. Gjykata Qendrore e Seulit bëri të ditur se mbështetja financiare e Samsung ndaj subjekteve të zotëruara nga miku i presidentit, përbën korrupsion.
Në këmbim për kontributet, Samsung ka kërkuar për mbështetje nga Qeveria për një shkrirje të dy prej filialeve në vitin 2015, gjë që fuqizoi kontrollin e Lee të konglomeratit.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.