Dentistët në alarm- Ja ushqimet që po i shkatërrojnë dhëmbët tuaj
Për të pasur dhëmbë të shëndetshëm nuk mjafton që t’i lani ata rregullisht dhe të bëni kontrolle të vazhdueshme tek dentisti por e rëndësishme është që të shikoni përtej ushqimeve që hani.
Nuk janë vetëm pijet e gazuara, ëmbëlsirat, çokollatat ndër ushqimet që dëmtojnë dhëmbët tuaj. Ja se cilat janë ushqimet që vërtet do ju habisin dhe duhet të filloni t’i evitoni pak e nga pak.
1) Agrumet
Është i vërtetuar fakti se frutat janë të shëndetshme për trupin tonë. Por a është uji me limon ose portokall i mirë për dhëmbët?
Portokalli dhe agrume të tjera kanë një nivel të lartë të acidit citrik i cili ka ndjeshmëri të madhe tek dhëmbët dhe rrit dëmtimin e tyre. Në vend të argumeve mund të konsumoni një mollë ose banane të cilat përmbajnë më pak acid.
2) Makaronat
Përdorimi i rregullt i makaronave nuk sjell problem në këtë aspekt. Por duhet të keni kujdes nga domatet e konservuara të cilat zakonisht përdoren për të bërë salcat e makaronave dhe kanë përqindje më të lartë të acidit se domatet normale. Zgjidhni salca natyrore ose një bazë të thjeshtë të vajit të ullirit.
3) Kokoshkat
Nuk janë vetëm ushqimet me acide për të cilat duhet të shqetësoheni. Stomatologët vënë në dukje se dhe ushqimet e vështira dhe të grimcuara kanë tendencë për thyerjen e dhëmbëve. Një ushqim i tillë është kokoshka, e cila shpesh mund të përmbajë kernelë të papërfunduar në to dhe këto mund të prishin dhëmbët tuaj. Ju mund t’i zëvendësoni ato me disa nachos.
4) Akulli
Në të njëjtën mënyrë ashtu si kokoshkat që mund të prishin dhëmbët tuaj, ashtu dhe kafshimi i akullit vepron në të njëjtën mënyrë.
Nëse keni ndonjë mbushje në veçanti, stomatologët rekomandojnë që të shmangni përdorimin e akullit.
5) Turshitë
E fundit por jo më pak e rëndësishmja, janë turshitë. Edhe pse këto lloj ushqimesh ndihmojnë në shëndetin e zorrëve, ato përmbajnë tepër acid. Madje edhe aroma e dallueshme e ushqimeve turshi shpesh është problematike.
Duhet të jeni të vetëdijshëm për përdorimin e acidit në ushqimet që hani në mënyrë që të mbroni dhëmbët tuaj nga dëmtimi.
m.l/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.