Deputetët bëhen bashkë për fermerët – “Zerimi i rimbursimit të TVSH-së, goditje për bujqësinë”
Heqja e kompensimit të TVSH-së për fermerët shqiptarë ka ngjallur reagime të forta në Komisionin e Ekonomisë dhe të Financave nga deputetë të mazhorancës dhe të opozitës, të cilët e konsiderojnë këtë iniciativë si goditje për sektorin bujqësor.
Ndërsa është kërkuar një konsultim më i gjerë me grupet e interesit për të mos bërë gabimet e së shkuarës.
Në relacionin shoqërues të projektligjit, thuhet se ky ndryshim është ndërmarrë pasi nga zbatimi në praktikë i deritanishëm, mendohet prodhuesit bujqësorë nuk kanë marrë kompensimin sikundër është parashikuar dhe ka synuar kjo skemë, duke e bërë këtë të fundit jo funksionale.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.