Deputeti gjerman, Wunderlich për “SCAN”: Të krijohet strukturë kundër korrupsionit në polici
Deputeti i partisë Die Linke në Gjermani, Jorn Wunderlich, në një intervistë për Emisionin “Passport”, në televizionin SCAN vlerëson faktin që është miratuar reforma në drejtësi, por bën thirrje për ngritjen e një strukture që do të monitorojë dhe parandalojë korrupsionin në radhët e policisë.
“Unë mendoj se përmes reformës në drejtësi dhe verifikimit dhe vetingut të anëtarëve të sistemit të drejtësisë është bërë një hap mjaft i rëndësishëm kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe trafikimit të drogës. Një mënyrë e mirë në këtë linjë, do të ishte krijimi i korpuseve ose drejtorive përkatëse dhe të veçanta antikorrupsion si në forcat e policisë ashtu edhe në sistemin e drejtësisë. Dhe te jenë prokurorë të cilët, të jenë të çliruar dhe pavarur nga ndikime të këtyre problematikave, në mënyrë që ky problem të zgjidhet në mënyrën më efektive të mundshme”, deklaroi Wunderlich.
Arbër Hitaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.