Destinacione/ Fshati italian që nuk flet italisht!
I mbiquajtur “Provinca e Vogël” e Italisë, Sancto Lucio de Coumboscuro është një fshat i izoluar në pothuajse çdo kuptim. I ndodhur pranë kufirit midis rajonit Piemonte të Italisë dhe Francës, vizitorët ose duhet të fluturojnë për në Torino dhe të marrin një tren dhe më pas një autobus, ose të shkojnë në jug nga Provinca për ta arritur atë.
Ata që bëjnë udhëtimin këtu do të faleshin të pyesnin nëse janë në vendin e duhur, veçanërisht kur vendasit u thonë lamtumirë me “arveire” të panjohur dhe jo me “arrivederci”. Gjuha zyrtare e Coumboscuro është provansale, një dialekt i lashtë mesjetar neolatine i oksitanishtes, gjuha e folur në të gjithë rajonin Occitania të Francës. Vetëm rreth 30 e më shumë njerëz jetojnë në fshat dhe jeta nuk është aspak e lehtë për vendasit. Coumboscuro përbëhet kryesisht nga familje barinjsh, të cilët shpesh i gjejnë kopetë e tyre nën sulmin e ujqërve që enden këtu.
Energjia elektrike shpesh mungon për javë të tëra gjatë dimrit, ndërsa lidhja me internet këtu është minimale. Por livadhet e qeta malore të fshatit dhe fushat e livandës ngjyrë vjollce të ndezura janë ideale për vizitorët që kërkojnë një vendstrehim pa priza, siç janë pamjet befasuese nga majat e tij alpine, të cilat shtrihen në Cote d’Azur. Harroni baret, supermarketet dhe restorantet, çdo zhurmë sociale kufizohet në ngjarjet e herëpashershme folklorike që zhvillohen në fshat, ose kur udhëtarët ditorë nisin gjuetinë e vetmuar të kërpudhave të fundjavës.
Shtrigat dhe shaman-ët luajnë një rol të madh në botën provansale, ashtu si ushqimi i mrekullueshëm alpin, dhe padyshim që ka një atmosferë magjike për Coumboscuro. Në fakt, legjenda thotë se një sërë vendasish ishin të talentuar me fuqinë për të shëruar kockat e thyera dhe kyçet e përdredhura. Disa madje besojnë se pyjet janë të banuara nga zanat dhe faunët e quajtur Sarvan, të cilët jo vetëm thuhet se u kanë mësuar vendasve se si të bëjnë gjalpë, si dhe djathë Toma dhe Castelmagno, por me sa duket bëjnë shaka me fermerët duke u vjedhur qumështin freskët dhe qeset e tyre plot me arra.
Çdo vit, Coumboscuro mban Boucoun de Saber, ose “kafshatën e dijes”, një panair ushqimor popullor që shfaq delikatesat kryesore alpine me origjinë provansale. Sa i përket kuzhinës lokale, disa receta tradicionale përfshijnë La Mato, ose “të çmendurin”, e përbërë nga oriz, erëza dhe presh, si dhe patate të tymosura bodi en balo, e cila nxehet në oxhak në një ritual të lashtë. Aioli, një salcë mesdhetare me bazë hudhra, është e njohur si një shoqëruese e pjatave klasike. Dandeirols — një makaroni shtëpiak i shërbyer me krem qumështi dhe arra – është një tjetër specialitet i njohur vendas. CNN
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.