Destinacionet italiane të “Air Albania”, fluturimet nisin me 30 shtator
Kompania shqiptare e fluturimeve Air Albania do t’i nisë fluturimet drejt Italisë me 30 shtator. Sikurse njofton vetë kompania, destinacionet janë Roma, Milano dhe Bolonja.
Biletat variojnë nga 59-69 euro me një destinacion, pra vetëm vajtje. Ndërsa biletat vajtje-ardhje janë 99 euro.
Destinacioni i parë i kompanisë shqiptare ka qenë Stambolli.
Autoriteti i Aviacionit Civil ka evidentuar zotërimin e tregut të transportit ajror nga secila kompani, në përqindje për muajin Qershor 2019. Ajo që bie në sy është rritja për kompaninë Air Albania. Kompania shqiptare e fluturimeve zotëroi 2 % të tregut të fluturimeve. Prezenca e kësaj kompanie pritet të rritet dhe më tej pas shtimit të linjave të reja që janë paralajmëruar në vjeshtë drejt vendeve të Europës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.