Destinacioni i preferuar i shqiptarëve për pushime, INSTAT: 40 përqind kanë zgjedhur Greqinë!
Sipas INSTAT, 40 përqind e shqiptarëve kanë preferuar Greqinë si destinacion pushimesh në vitin 2018! Italia renditet e dyta me 17 përqind të vizitave turistike, Kosova e treta me 13 përqind, Maqedonia e Veriut e katërta me 10 përqind, Mali i Zi dhe Gjermania në fund me respektivisht 3 përqind.
Për nga qëndrimi, kohëzgjatja më e madhe është në Gjermani, me 9.8 netë qëndrimi mesatar, ndërsa ajo më e ulët në Kosovë, me 1.5 netë qëndrimi mesatar.
Referuar publikimit të INSTAT, 59 përqind e udhëtimeve të shqiptarëve janë me makina private. Pothuajse 60 përqind e turistëve shqiptar akomodohen në hotele, 30 përqind tek të afërmit apo miqtë, ndërsa pjesa e mbetur në motele apo shtëpi me qira.
Në total për 2018 shtetasit shqiptarë kanë kaluar mesatarisht 7,5 netë qëndrimi jashtë vendit, ndërsa për nga shpenzimet mesatare ditore, shqiptarët përngjasojnë me maqedonasit.
Referuar INSTAT, këta të fundit kanë shpenzuar mesatarisht 46 Euro në ditë gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri për 2018-ën, ndërsa shpenzimet mesatare ditore të shqiptarëve jashtë vendit për po të njëjtën periudhë, janë 47 euro.
Jenida Vladi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.