Detajet/Shqipëria hap dyert për të pritur refugjatë nga Ukraina! Krijohet Task-Forcë e Posaçme për strehimin e tyre
Shqipëria ka miratuar vemdimin që parashikon dhënien e mbrojtjes së përkohshme shtetasve me shtetësi ukrainase, personave pa shtetësi dhe personave që kanë fituar statusin e mbrojtjes ndërkombëtare në Ukrainë, me vendqëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në Ukrainë, që hyjnë masivisht në territorin e Republikës së Shqipërisë për arsye të luftës, cenimit të jetës së civilëve të pambrojtur, përshkallëzimit të veprimeve të armatosura ndaj popullsisë civile, që kërkojnë mbrojtje nga Republika e Shqipërisë.
Vendimi përcakton se mbrojtja e përkohshme jepet edhe për ata shtetas ukrainas apo persona pa shtetësi dhe persona që kanë fituar statusin e mbrojtjes ndërkombëtare në Ukrainë, me vendqëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në Ukrainë, të cilët kanë hyrë dhe po qëndrojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë për shkaqet e përcaktuara mësipër.
Mbrojtja e përkohshme për këta shtetas fillon nga momenti i hyrjes në Republikën e Shqipërisë për një afat 1-vjeçar.
Po ashtu, qeveria ka miratuar vendimin për krijimin e Task-Forcës, si një strukturë e posaçme e përkohshme me afat 1-vjeçar, për menaxhimin e fluksit të kërkesave për mbrojtje ndërkombëtare nga shtetasit nga Ukraina, raporton SCAN.
KY ekip do të kryesohet nga ministi i Brendshëm dhe do të ketë në përbërje ministrin e Jashtëm. ministrin e Mbrojtjes, Ministrin e Financave dhe Ekonomisë, Ministrin e Arsimit dhe Sportit, Ministrin e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale,Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit si dhe Ministrin e Drejtësisë.
Task-Forca do të koordinojë situatën e pritjes dhe akomodimit të shtetasve nga Ukraina dhe do të ndjekë çështjet që nga strehimi, ushqimi e deri arsimimi i përkohshëm I tyre.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.