Detyrimet e prapambetura – DPT apel tatimpaguesve: Kontrollojini përmes Qendrës së Thirrjeve
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve iu bën thirrje të gjithë tatimpaguesve që të njihen me detyrimet e prapambetura në kohë reale përmes Qendrës së Thirrjeve. Janë rreth 128 mijë tatimpagues që kanë nisur përdorimin e këtij shërbimi të lançuar që nga muaji prill i 2018-ës.
Ata mund ta marrin këtë shërbim nga e hëna në të enjte nga ora 08:30 – 18:00 vetëm duke telefonuar në numrin e gjelbër pa pagesë 0800 00 02 të Qendrës së Thirrjeve.
Sipas Administratës Tatimore, tatimpaguesit duhet patjetër të disponojnë këto inofrmacione për të përfituar nga ky shërbim:
- Numrin Unik të Identifikimit (NUIS)
- Numrin personal të sigurimit shoqëror (SSHN)
- Statusin e regjistrimit të tatimpaguesit (aktiv, pasiv, i çregjistruar etj)
Po ashtu, DPT njofton se të gjithë tatimpaguesit do të asistohen nga specialistë të Qendrës së Thirrjeve për të marrë informacionet e nevojshme.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.