Di Maio ngre ‘flamurin e bardhë’ – I bën thirrje Salvinit për takim
Zëvendëskryeministri i Italisë Luigi Di Maio bëri thirrje për një takim të premten me partnerin qeveritar dhe nënkryetarin Matteo Salvini në një ofertë paqeje pas akuzave reciproke që rritën shqetësime rreth stabilitetit të koalicionit qeverisës. “Është e dëshirueshme që ne të flasim dhe të shohim njëri-tjetrin sot,” tha Di Maio në një intervistë me transmetuesin shtetëror RAI 3.
Di Maio, i cili kryeson lëvizjen anti-establishment 5-Yje, përjashtoi rënien e koalicionit. “Qeveria nuk është në pyetje,” tha ai. Di Maio dhe Salvini, kreu i partisë së djathtë të Ligës, krijuan një aleancë të papritur një vit më parë pas zgjedhjeve jopublike.
Lidhjet e tyre janë përkeqësuar që kur Liga mposhti 5 Yjet në zgjedhjet parlamentare europiane të majit të kaluar, moment kur Salvini filloi të vepronte si kryeministër i ‘vërtetë’. Zgjedhja e Ursula von der Leyen si presidente e ardhshme e Komisionit Europian shkaktoi përplasjen më të fundit mes dy aleatëve, me mbështetjen e Di Maio dhe Salvini që nga ana tjetër është krejtësisht kundër kësaj zgjedhjeje.
Thashethemet për një krize të mundshme në koalicion u rritën të enjten në mbrëmje, kur doli se Salvini kishte kërkuar të shihte presidentin Sergio Mattarella, në krye të pushtetit politik italian. Duke folur në një emision televiziv mbrëmë vonë, Salvini mohoi mundësinë për të dorëzuar dorëheqjen e tij tek kreu i shtetit. Megjithatë, gazetat italiane të premten spekuluan për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme të Italisë në vjeshtë.
Di Maio tha se dëshiron të takojë Salvinin gjatë ditës së premte për të sheshuar divergjencat. “Në mesin e njerëzve të pjekur është më mirë të shohësh njëri-tjetrin se sa të bisedosh me njëri-tjetrin nëpërmjet shtypit,” tha Di Maio. (Reuters)
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.