Dialogu Serbi – Kosovë/Ruçi e Veseli: Duhet unitet dhe jo ego politike
“Dialogu është mekanizmi që do të garantojë njohjen e ndërsjelltë mes Kosovës dhe Serbisë përmes një dokumenti ligjërisht të detyrueshëm siç përcaktohet në strategjinë e BE.”
Ky është apeli që kreu i kuvendit Gramoz Ruçi i ka bërë forcave politike të Kosovës gjatë një konference për shtyp me homologun e tij Kadri Veseli.
“Mesazhi im është që në këtë situatë aktorët dhe faktorët politike, të gjitha forcat politike të jenë unike, duhet të jetë unitet qëndrimi dhe veprim, sepse ka shumë çështje që i ndajnë, por këtu bëhet fjalë për sovranitetin, shtetin, forcimin e shtetit dhe paqen jo vetëm ne Kosovë por gjithë rajonin”.
Ndërsa kru i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli u shpreh se nuk është koha për ego dhe pushtet por është koha për unitet.
“Ajo që e më shumë aktualisht e dëmton Kosovën është mungesa e unitetit, nuk është koha të mendojmë për ego të luftës për pushtet aktualisht. Është momenti të mendojmë për gjeneratat e ardhshme, në mënyrë që të fuqizojmë shtetin tonë. As Vuçiç nuk mund të dëmtojë sovranitetin tonë me ardhjen e tij në Kosovë. Asnjë deklaratë nuk e dëmton Kosovën më shumë sesa mungesa e unitetit. Shpresojmë që nesër t’i japim një perspektivë Kosovës që të jemi bashkërisht në mënyrë që në fazën finale të dialogut Kosovë Serbi të jenë bashkë Kosovë dhe Serbi. Shtetësia jonë është e panegociueshëm, për aq kohë sa është territori”.
Ndërkohë që qeveria e Kosovës ka emëruar një delegacion për të negociuar me shtetin fqinj, Serbinë.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.