Diamantet e thellësisë së Tokës – Cila është origjina e tyre dhe si formohen ato?!
Diamantet që formohen në thellësitë e Tokës kanë, në kundërshtim me atë që menduam, një origjinë të papritur organike.
Nga vijnë diamantet? Dhe nga ku? Përgjigja për këtë pyetje të fundit në veçanti është në qendër të një studimi të ri të botuar në Scientific Reports, i cili heton origjinën e thellë (fjalë për fjalë) të tre llojeve të diamanteve që janë formuar në planetin tonë. Tre, jo një: gurët më të fortë në botë nuk kanë të njëjtën origjinë, por ato mund të formohen në vende dhe kushte shumë të ndryshme. Ne tashmë dimë (pothuajse) gjithçka për të ashtuquajturat litosferike, ndërsa dimë pak për ato që formohen në oqeanet dhe në qendër të Tokës; tani kemi zbuluar se këto të fundit, ndryshe nga sa menduam, kanë një origjinë organike të papritur.
Siç u përmend, ekzistojnë tre lloje diamantesh, nëse i klasifikojmë sipas vendit dhe mënyrës së formimit të tyre. Diamantet litosferike formohen në litosferë, “shtresa” e parë e Tokës, e cila përfshin atë që ne e quajmë kore të tokës dhe pjesën e sipërme të mantelit. Diamantet litosferike janë formuar pikërisht në mantelin e sipërm, midis 150 dhe 250 km të thellë, ku kushtet e presionit dhe temperaturës i shtyjnë atomet e karbonit të sistemohen në një grilë jashtëzakonisht rezistente. Është kategoria më e përhapur e diamantit në planet, dhe karboni që i formon ato mund të ketë origjinë biologjike dhe inorganike.
Kategoria e dytë është ajo e diamanteve të oqeanit, të cilat formohen në shkëmbinjtë e oqeanit dhe në shumicën e rasteve kanë origjinë biologjike. E treta, më misterioze deri më tani, është ajo e diamanteve kontinentale super të thellë: forma shumë të rralla të këtij guri të çmuar që gjithmonë formohen në mantel, por shumë më thellë, midis 300 dhe 1.000 km.
Problemi me diamantet super të thellë është se deri më tani ka qenë e vështirë të identifikohej origjina e tyre. Për të kuptuar nëse një diamant ka lindur nga materiali organik ose inorganik, matet raporti midis dy izotopeve të ndryshëm të karbonit, 12C (karbon-12) dhe 13C (karbon-13); në diamantet oqeanikë dhe litosferë raporti midis të dyve është pak a shumë fiks, ndërsa në ato super të thella është shumë i ndryshueshëm. Studimi, i kryer nga një ekip nga Universiteti Curtin në Perth, Australi, megjithatë, tregoi se në zemër të të gjithë këtyre diamanteve marrëdhënia është shumë më e qëndrueshme dhe tregon një origjinë organike; ndryshueshmëria është për shkak të shtresës së jashtme (gjithashtu prej diamanti, por me origjinë të ndryshme) e cila formohet ndërsa bërthama origjinale shtyhet drejt sipërfaqes së tokës nga magma e mantelit.
Me fjalë të thjeshta, kjo do të thotë që materiali organik që është në sipërfaqen e tokës arrin, herë pas here, të depërtojë deri në qindra apo mijëra km thellë në kore dhe deri në mantel, ku transformohet në diamant dhe sillet të ndriçohet në mbi miliona vjet. Pyetja në këtë pikë është: si është e mundur kjo? Cili është mekanizmi që lejon ata që dikur ishin qenie të gjalla të afrohen aq shumë me qendrën e Tokës dhe të kthehen në diamante? Përgjigjet do të kërkojnë ca kohë, dhe më shumë punë. (Focus)
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.