“Dieta e ekonomistëve” – Duke ndjekur këto rregulla ju mund të mbani larg kilet e padëshiruara
Rregullat janë një mënyrë e vogël por e fuqishme për të ndryshuar zakonet tuaja të të ngrënit dhe për të mbajtur larg kilet e padëshiruara.
Sipas ish ekonomistëve Christopher Payne dhe Robert Barnett, dy miqtë të cilët punuan sëbashku në Bloomberg për të rrëzuar kilet e tepërta, rregullat, të cilat ata i kanë quajtur ndryshe “meta-rules” janë një mënyrë e mirë për të patur një shëndet të mirë fizik.
Payne dhe Barnett kanë shkruar një libër për udhëtimin e tyre të humbjes së peshës i cili quhet “Dieta e ekonomistëve”.
Ata thonë se filozofia e tyre, të cilën e kanë adoptuar nga ekonomisti i sjelljes Dan Ariely, zbaton njohuritë e tyre në lidhje me ekonominë për të ngrënit me mend.
Nuk ka rëndësi nëse i vendosni vetes rregullin për të ngrënë ëmbëlsirë një herë në javë apo për të mos futur më në gojë pije me gaz, e rëndësishme është që rregullat që ju do të vendosni do të zvogëlojnë vendimmarrjen për atë se çfarë shkon në stomakun tuaj.
Ja kwshillat qw japin ekonomistwt pwrvec aplikimit tw rregullave tuaja.
Peshohuni çdo mëngjes. Kjo do t’ju detyrojë të jeni të vetëdijshëm se si mënyra juaj e të ngrënit e ndikon peshën tuaj.
Asnjëherë mos harxhoni kalori në ushqime që nuk i dëshironi.
Hani dy vakte të lehta dhe një vakt të bollshëm.
Nëse e dini se do të hani një darkë të bollshme, konsumoni një drekë fare të lehtë.
Bëhuni të ndërgjegjshëm për kaloritë, edhe nëse do t’ju duhet të filloni të mbëni një bllok shënimesh.
Por si të ndryshoni mënyrën tuaj të të ngrënit me “meta-rregullat”?
- Krijoni disa rregulla
Krijimi i këtyre rregullave ka të bëjë me vendimmarrjen në mënyrën tuaj të të ngrënit dhe. Kjo nuk do të thotë se ju duhet të ndaloni së ngrëni apo duhet të çoheni të pangopur nga tavolina por do të zbatoni disa rregulla të cilat do të përcaktojnë çfarë duhet apo nuk duhet të bëni për një shëndet të mirë fizik.
- Praktikoni durimin
“Meta-rregullat” nuk janë një dietë trill. Humbja e peshës është një proces i ngadaltë. Mos harroni: nuk ka të bëjë me të qenit i hollë, por më tepër, duke ndryshuar sjelljen tuaj, gjë që do të ndihmonte në heqjen e peshës.
- Fillimisht hani mirë, më pas ushtrohuni
Edhe pse stërvitja është ndër aktivitetet më të mira që mund të bëni nuk do t’ju ndihmojë të qëndroni në formë nëse nuk shikoni me kujdes se çfarë kalon në gojën tuaj gjithashtu. Nëse jeni të lodhur nga mbipesha apo thjesht dëshironi të jeni më të shëndetshëm, këto rregulla do t’ju ndihmojnë ta arrini këtë.
- Duhet të jeni në të për ta fituar atë
Nuk ka rendësi nëse jeni lodhur duke qenë mbipeshë apo thjesht dëshironi të jeni të shëndetshëm. Rregullat që do të vendosni do t’ju ndihmojnë të arrini qëllimin tuaj.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.