Dilemat monetare të Draghit – Ndarje e fortë mes rritjes ekonomike dhe inflacionit të dobët
Presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi, duhet të pranojë ndarjen që ekziston mes rritjes së fortë ekonomike dhe inflacionit të dobët, një dilemë që është përkeqësuar edhe nga rritja e ndjeshme e euros.
Koha për tu menduar po ecën me shpejtësi, ndërsa skema e stimujve masivë pritet të përfundojë në fund të këtij viti. Për këtë arsye, në takimin e 7 shtatorit, Draghi duhet të njoftojë një kurs të ri të politikave monetare.
Problemi është se, BQE nuk po arrin një inflacion objektiv prej 2% për pesë vite me radhë, ndërsa pritet të humbasë kohë edhe në vijim.
Në këtë mënyrë, Draghi rrezikon të humbasë besueshmërinë në fund të mandatit të tij, pavarësisht stimujve të paprecedentë.
Rritja ekonomike është pozitive për të 17-it tremujor me radhë, por po e komplikon akoma më shumë problemin.
Euro ka fituar rreth 13% të vlerës përballë dollarit amerikan, gjatë këtij viti, që reflekton fuqinë ekonomike të Eurozonës, por edhe pasiguritë politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.