Dinamikat e së drejtës dhe ekonomisë – Kolegji Universitar i Biznesit organizon konferencën e V Kombëtare
Kolegji Universitar i Biznesit organizoi Konferencën V Kombëtare Shkencore me temë “Dinamikat e të drejtës dhe ekonomisë shqiptare nga periudha e Skënderbeut deri në legjislacionin bashkëkohor”.
Gjatë kësaj konference zëvendësministri i Ekonomisë dhe Financave Elton Haxhi u shpreh se për të rritur sigurinë e raportimeve ekonomike po planifikohen një sërë projektesh në të gjithë vendin.
Presidenti i Kolegji Universitar i Biznesit Ylber Bezo theksoi rëndësinë e formimit profesional në nxitje të punësimit. Në këtë kuadër në këtë institucion do të zgjerohen programet e ofruara duke ju dhënë mundësi edhe maturantëve që nuk kanë një mesatare të lartë.
Për të nxitur kërkimin shkencor qeveria del garant se do të mundësojë financimet për çdo nisëm në këtë drejtim.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.