Diploma dhe lista e notave mund të shkarkohen nga e–Albania/ UT shpall tenderin me fond 48.8 milionë lekë/ DETAJET
Universiteti i Tiranës ka vënë në dispozicion një fond 48.8 milionë lekë, për platformën studentore. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka shpallur tenderin në Agjencinë e Prokurimit Publik, për “upgrade”, ose përmirësim të sistemit të bazës së të dhënave, e – Student.
“Qëllimet e kësaj kontrate janë Përmirësimi dhe optimizimi i sistemit informatik e-Student të Universitetit të Tiranës, Zhvillimi i shërbimeve elektronike ‘Lista e Notave’ dhe ‘Vërtetim Diplome’ me nënshkrim dhe/ose vulë elektronike në portalin qeveritar e-Albania, dokumentim dhe raportim i plotë i çdo faze të projektit, ofrimi i shërbimeve të dixhitalizuar” shkruhet në detajet e dokumentacionit bashkangjitur tenderit.
Afati kohor për ekzekutim është 6 muaj, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.