Diplomat dhe tregu i punës – Studentët, të shqetësuar për programet e studimit të paakredituara
Mungesa e akreditimit të programeve të studimit në Universitetin Bujqësor të Tiranës është ngritur si shqetësim për studentët e këtij Universiteti . të rinjtë shprehen për televizionin SCAN se një diplomë që del nga këto institucione nuk vlen njëlloj dhe i bën ata më pak konkurrues për tregun e punës.
Lidhur me këtë shqetësim rektori i këtij universiteti Bahri Musabelliu garantoi studentët se brenda këtij viti do të përmbyllet procesi për akreditimin e të gjithë programeve të studimit
Musabelliu shtoi se në këtë universitet vitin e fundit janë hapur edhe 4 programe të reja studimi që pritet të ndikojnë në plotësimin e nevojave të tregut të punës me njërëz të kualifikuar .
Nertila Doko / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.