Diskutimi në “Argument” – Si ka ndryshuar tregu imobiliar
Në ditën e sotme në emisionin “Argument” nga Enio Civici tema e diskutuar ka qenë tregu i imobiliareve në Shqipëri dhe trendet që ka ndjekur përgjatë viteve. Të ftuar për të folur rreth kësaj teme ishin Ilda Rusi, Eglent Bici dhe Sonila Malaj.
Znj.Rusi, përfaqësuese nga Remax Albania dhe Kosova u shpreh se tregu imobiliar në Shqipëri ka ekuilibër dhe është në varësi të zhvillimti të përgjithshëm:
“Tregu është në zhvillim si pjesa tjetër e ekonomisë në Shqipëri. Përsa kohë ne kemi të bëjmë me një zhvillim të qëndrueshëm, patjetër kjo reflektohet edhe në tregun imobiliar. Kërkesë për produkte kemi, ofertë kemi edhe padyshim ka ekuilibër tregu.”
Ndërkohë z.Bici, u shpreh se tregu është në gjendje më të mirë në ditën e sotme:
“Ka opsione shumë të mira qoftë për të blerë dhe për të investuar. Pjesa e dokumentacionit është shumë më e rregulluar se më përpara. Ka oportunitete shumë të mira, madje tregu po shkon drejt një rikthimi të tregut europian.”
Gjithashtu znj.Malaj, përfaqësuese nga Credins Bank u shpreh se kredia për shtëpi vazhdon të kërkohet, gjë e mirë kjo:
“Patjetër kredia për shtëpi zë pjesë shumë të rëndësishme. Kjo kredi në varësi të limitit ka një volum të caktuar. Kërkesa patjetër që ka. Ndërtimi është në pikun e tij. Ndoshta kishte pak ngadalësim nga tërmeti i 26 nëntorit.”
Më pas një Vox-Pop i bërë nga gazetarja Blerina Hoxha pyeti qytetarët e Tiranës se si ndiheshin rreth çmimeve të tregut sa i përket këtij sektori. Ajo që binte në sy ishte se qytetarët shpreheshin se çmimet ishin rritur në shifra goxha të larta.
Znj.Rusi u shpreh se ky është një fenomen që ndodh në të gjithë botën:
“Kemi disa zona ku ka ccmime disi më të lira apo të shtrenjta, mirëpo çmimet e referencës së shtetit afrohen shumë me ato të tregut. Në zona ku kemi më shumë ofertë dhe kërkesë të ulët çmimet kanë tendencë të bien. Logjika e real-estate jo vetëm në Ballkan por edhe në Europë, kryeqytete nuk janë për të gjithë duke marrë si shembull Romën, Beogradin, Budvën apo Podgoricën nuk është e mundur të blihet nga kushdo. Tirana ofron një gamë të gjerë mundësish që nga pjesa “doëntoën”, por edhe rrogëtarët kanë oportunitete, ku për 15 vitëe pajisen me një shtëpi. Ky process është i vlefshëm për të gjithë botën.”
Ndërkohë z.Bici u shpreh se qytetarët dueht të shohin për alternativa të tjera dhe se Tirana ofron një shumëllojshmëri zgjedhjesh:
“Nëse do të kërkosh për shtëpi diku nga Fresku mund ta gjesh çmimin me 6000 lekë/metri kator, ama nëse do jetosh tek rruga e elbasanit atëherë duhet të paguash pak më tepër. Nëse mundësi nuk ke atëherë duhet të jetosh disi më larg. Në zonat afër qendrës së Tiranës ka edhe çmime marramendëse patjetër, por është për një target group të caktuar shoqërie.”
Ndërkohë znj.Malaj nga ana e kredisë u shpreh se njerëzit synojnë të shohin për banesat me çmime të ulëta për metër/katrorë:
“Nga praktikat që ne kemi në Credins Bank kategoria pagamarrëse tentojnë të shikojnë çmimet ku metër katrori është i ulët. Pjesa tjetër, më e shtrenjtë e qytetit është për sipërmarrësit, për investitorët dhe të tjerë. Çmimet nuk i influencojmë dot, por ne bazohemi tek çmimet referencë të shtetit. Mundësia e financimit, të paktën në praktikën e bankës tonë, shkon deri në masën 100%, në varësi të të ardhurave dhe interesi për kredi shtëpie është i përcaktuar nga politikat tona.”
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.