Disney investoi 2 miliardë dollarë për parqet “Star Wars” – Zbulohet fotografitë e para ajrore
Gjigandi i industrisë së argëtimit “Disney” po e sjell “Luftën e Yjeve” nga një galaksi shumë shumë larg, në dy parqet e saj tematike në Florida dhe Kaliforni. Komplekset do t’i dedikohen tërësisht markës së suksesshme, në një sipërfaqe prej 14 hektarësh.
Hapja është caktuar në vitin 2019, por Disney ka bërë publike edhe materiale të papara deri më sot me përmes dronëve në një nga pikat e ndërtimit. Këto foto tregojnë se sa madhështorë do të jenë këto parqe.
Disney thotë se ky park në Kaliforni do të duket si një planet i quajtur Batuu, një skaj i jashtëm i botës të cilin nuk kemi patur mundësinë ta vizitojmë ende. Këtu, vizitorët do të gjendet në mes të aksionit dhe do të kenë mundësinë të kontrollojnë anijen kozmike Millenium Falcon, si dhe do të gjendet në mes të një beteje mes Urdhrit të Parë dhe Rezistencës.
Ndërtimi i parqeve që shtrihen nga njëri breg i SHBA në bregun tjetër nisi në Prill të 2016-ës dhe projekti u lajmërua se ka një buxhet prej 2 miliardë dollarësh.
A.H./SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.