Distanca sociale – Cila është “festa e ndaluar” nga COVID – 19?
21 janari është dita ndërkombëtare e Përqafimit. Edhe pse e vështirë të perceptosh se si mund të celebrohet në një periudhë distancash sociale, sidoqoftë, kjo është një datë fikse që mbetet e pandryshuar kundrejt asaj me të cilën bota po përballet.
Ideja e Ditës Ndërkombëtare të Përqafimit është të inkurajojë të gjithë të përqafojnë familjen dhe miqtë më shpesh. Një përqafim është një ngarkesë emocionale që forcon sistemin imunitar, sipas studimeve. Gjithashtu përmirëson vetëvlerësimin e dikujt dhe e bën një person të ndihet më pak i vetmuar dhe i dëshpëruar.
Kjo iniciativë është krijuar nga Kevin Zaborney, i cili vlerësohet se erdhi me idenë e Ditës Ndërkombëtare të Përqafimit në vitin 1986. Zaborney e zgjodhi këtë datë si një të mesme të artë midis Krishtlindjeve, Vitit të Ri dhe Shën Valentinit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.