Dita Botërore ‘Pa Duhan’ 2021: Edhe cigaret elektronike dëmtojnë njësoj. ‘Angazhohu për ta lënë’
Gjatë vitit e gjysmë të kaluar, frika nga sëmundjet e mushkërive të lidhura me Covid ka nxitur disa të lënë duhanin, por ngjarjet stresuese dhe të trishtueshme që lidhen me pandeminë kanë pasur efektin e kundërt për shumë të tjerë. Tani që në dritë është hedhur një vështrim përtej koronavirusit, OBSH rinovon ftesën e saj për të lënë: “Commit to quit” (“angazhohu për të lënë”) është tema e Ditës Botërore pa Duhan 2021, që festohet në të gjithë botën më 31 maj.
Mesazhi nuk u drejtohet vetëm duhanpirësve, por është më tepër një kërkesë globale për ndihmë, një kujtesë për të mbështetur me të gjitha mjetet ata që dëshirojnë të lënë cigaren por përplasen me varësinë nga nikotina dhe zakonet e vendosura që e bëjnë aktin e pirjes së duhanit pjesë e një rutine të vështirë për tu thyer. Mbështetja profesionale dyfishon shanset për të qenë në gjendje ta lënë, por 70% e 1.3 miliardë duhanpirësve në botë nuk kanë asnjë formë mbështetjeje, për të mos përmendur që në vitin e gjysmë të fundit të gjitha shërbimet shëndetësore janë mobilizuar nga menaxhimi i pandemsië.
Sipas OBSH, më shumë se 7 milion vdekje në vit janë rezultat i drejtpërdrejtë i përdorimit të duhanit dhe 1.2 milion vdekje të tjera vijnë nga ekspozimi ndaj tymit të dorës së dytë. Këto vdekje mund të shmangen nëse industria e duhanit nuk do të punojë për të rritur varësinë ndaj cigareve tradicionale dhe cigareve elektronike.
Gjatë 20 viteve të fundit, rreth 60 milion njerëz e kanë lënë duhanin, por lënia e duhanit nuk ka ndodhur njëtrajtësisht kudo: industria e duhanit ka promovuar përdorimin e cigareve tradicionale në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme dhe ka shtyrë cigare elektronike në ato të industrializuara. Cigaret elektronike, të cilat gjithnjë e më shumë studime tregojnë se kanë të bëjnë me zhvillimin e sëmundjeve kronike të mushkërive, janë shitur si një mjet për të lënë duhanin, një supozim i deritanishëm i pa mbështetur nga provat shkencore, ndërsa taktikat e marketingut dhe disponueshmëria e aroma të këndshme ata kanë krijuar një audiencë të re të varur nga nikotina tek të rinjtë.
Këtë vit, OBSH synon të rrisë rrjetet mbështetëse për ata që duan të lënë duhanin dhe të përmirësojnë shërbimet që tashmë ekzistojnë. Format e ndihmës së vendosur variojnë nga trajnimi më i mirë i punonjësve shëndetësorë, te programet për të monitoruar konsumin e duhanit, ndërhyrjet për tu mbrojtur nga pirja e duhanit pasiv, fushatat reklamuese që ofrojnë ndihmë ose informimin për rreziqet e pirjes së duhanit, rritjen e taksave të duhanit.
Kjo ndërhyrje e fundit ka rezultuar veçanërisht e efektshme dhe e shpejtë, veçanërisht midis më të rinjve ose në vendet më të varfra: për një efekt të vërtetë parandalues, taksat e duhanit duhet të jenë mjaft të larta për të sjellë çmimet e cigareve jashtë pragut të tolerueshëm për të ardhurat e një familjeje. (FOCUS)
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.