“Dita Botërore pa duhan” – Pse duhet të kemi vende 100 % jo duhanpirëse?
Statistika nga Organizata Botërore e Shëndetësisë tregojnë se duhani vret gjysmën e përdoruesve të tij. Rreth 1 miliard duhanpirës rezultojnë në të gjithë botën dhe 80 për qind prej tyre jetojnë në vende me të ardhura të ulëta e të mesme.
Dita Botërore pa duhan ka për qëllim tërheqjen e vëmendjes së individëve për ndikimin që duhani ka në shëndetin kardiovaskular të njerëzve në mbarë botën.
Sipas OBSH, duhani vret më shumë se 7 milionë njerëz çdo vit. 6 milion prej këtyre vdekjeve janë të lidhura drejtpërdrejt me përdorimin e duhanit, ndërsa rreth 900,000 nga ekspozimi ndaj tymit të dorës së dytë.
Kina kryeson listën si një nga vendet ku konsumohet më së shumti duhan, me rreth 315 milionë duhanpirës.
Sipas OBSH-së, duhani është shkaktar i vdekjes së një personi çdo gjashtë sekonda në planet. Duhapirja aktive dhe pasive shkakton vdekjen e më shumë se 7 milionë individëve çdo vit.
Sëmundja kanceroze kryesisht në mushkëri janë sëmundjet kryesore që lidhen me duhanin.
Pse duhet të kemi mjedise 100% pa duhan?
1- Duhanpirja pasive vret dhe shkakton shume sëmundje.
2- Mjediset 100% pa duhan mbrojnë plotësisht punonjësit dhe publikun nga efektet e dëmshme te duhanpirjes pasive.
3- Çdo njeri ka te drejte te thithi ajër te pastër, pa tym duhani
4- Sipas ISHP, shumica e njerëzve ne Shqipëri janë jo-duhanpirës dhe kanë të drejtën të mos ekspozohen nga tymi i duhanit te njerëzve te tjerë.( vetëm 39 % janë duhanpirës)
5- Ndalimi i duhanpirjes mbështetet gjerësisht nga duhanpirësit dhe joduhanpirësit
6- Mjedisi 100% pa duhan ndihmon në parandalimin e duhanpirjes, sidomos tek të rinjtë
7- Mjedisi 100% pa duhan u jep një shtyse te rëndësishme shume punonjësve qe duan ta lënë duhanin
8- Mjediset 100% pa duhan janë te mira për biznesin, duke qene se familjet me fëmijë, qofshin duhanpirës ose jo, preferojnë te shkojnë ne vende publike pa duhan
9- Mjediset 100% pa duhan kushtojnë me pak dhe funksionojnë me se miri!
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.