Dita e 15 – Studentët sot protestojnë para Korpusit
Studentët kanë hyrë në ditën e 15 të protestës. Si çdo ditë, ata fillimisht grumbullohen pranë fakulteteve përkatëse, si shenjë bojkoti të mësimit, dhe më pas nisnin marrshimin drejt kryeministrisë. Por sot studentët kanë ndryshuar itinerar. Nga kryeministria ata do të zhvendosen para korpusit qendror.
“Aty ku nisi historia e arsimit Shqiptar. Aty për të vënë me shpatulla pas murit të gjithë bashkëfajtorët e këtij sistemi Arsimor! Korpusi është godina e parë universitare e ngritur, pra përfaqëson UT nga e cila dolën të gjithë universitetet e tjera. Aty duhet të jemi të gjithë me të bashkuar se kurrë për të çuar zërin tonë në veshin e të gjithë FAJTOREVE!”, shkruhet në rrjetet sociale.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.