Dita e Brexit/ Britania largohet nga 47 vite anëtarësi në Bashkimin Europian
Mbretëria e Bashkuar del nga Bashkimi Europian pak përpara mesnatës në një të ardhme të pasigurt, që është lëvizja më e rëndësishme gjeopolitike në shekuj dhe një goditje ndaj 70 vite përpjekje për të formuar një Europë të bashkuar nga rrënojat e luftës së dytë botërore.
Vendi do të tërhiqet nga klubi që i’u bashkua në vitin 1973 dhe do të hyjë në një periudhë të tranzicionit që ruan marrëdhëniet deri në fund të këtij viti.
Bashkimit Europian do t’i shkëputet 15% e ekonomisë, shpenzuesi më i madh në ushtri dhe kryeqyteti financiar i botës që është Londra. Divorci do të formojë të ardhmen e Mbretërisë së Bashkuar për breza me radhë.
“Ky është agimi i një epoke të re”, tha Kryeministri Boris Johnson, një nga udhëheqësit e fushatës për Brexit gjatë referendumit të 2016-s.
Pavarësisht simbolikës së tërheqjes nga 47 vite anëtarsi, nuk do të ndryshojë gjë deri në Dhjetor të këtij viti, periudhë ku Boris Johnson ka premtuar të arrijë një marrëveshje tregtare me Bashkimin Europian.
Për mbështetësit, Brexit është një “ëndërr e pavarësisë” ku Mbretëria e Bashkuar i largohet një projekti të destinuar për të marrë fund që drejtohet nga Gjermania.
Flamuri britanik “Union Jack” në ndërtesën e Këshillit Europian do të ulët dhe zhvendoset me flamujt e vendeve të tjera jo-anëtare.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.