Dita e Verës ‘zhvendoset’ në 17 Mars – Cila është arsyeja?
Festimet e Ditës së Verës janë shtyrë zyrtarisht në Datën 17 Mars dhe arsyeja për këtë është koha.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nëpërmjet një sondazhi të organizuar në rrjetet sociale ka marrë mendimet e mijëra qytetarëve për sa i përket festimeve të asaj dite.
Nëpërmjet sondazhit Veliaj pyeti se kur do të ishte më e përshtatshme për tu mbajtur festimet, gjatë ditës së enjte kur për fat të keq koha do të jetë me shi të dendur apo të dielën e 17 Marsit në të cilën parashikohet që të jetë kohë me diell.
Pjesa më e madhe e qytetarëve kanë preferuar që festimet të bëhen pikërisht ditën e dielë. Veliaj ka njoftuar se Bashkia e Tiranës do të ndërmarrë mbi 50 aktivitete festive për të gjitha moshat.
Shumica dërrmuese e tyre kanë votuar që festimet të bëhen për të dielën, e cila parashikohet nga sinoptikanët që të jetë një ditë fantastike.
Lajmin e ka bërë të ditur Kryebashkiaku Veliaj, i cili ka njoftuar se Bashkia e Tiranës ka parashikuar mbi 50 aktivitete festive për fëmijë e të rritur.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.