‘Ditë të mira për Bankat Amerikane’ – Morgan Stanley dyfishon fitimet
Pas Bank of America, e cila trefishoi fitimet në rang tremujor edhe Morgan Stanley, banka investuese shumëkombëshe amerikane dhe kompania e shërbimeve financiare raportoi dyfishim të të ardhurave të saj.
Rezultati i tremujorit të katërt i Morgan Stanley u rrit më shumë se dyfishi krahasuar me një vit më parë kur regjistroi një taksë prej 1 miliardë dollarësh për shkak të ndryshimeve në ligjin e taksave amerikane. Të ardhurat neto të zbatueshme për Morgan Stanley u rritën në 1.53 miliardë dollarë ose 80 centë për aksion. Një vit më parë ato ishin 643 milionë dollarë, ose 26 cent për aksion.
Në bazë të rregulluar, banka fitoi 73 cent për aksion, krahasuar me 84 cent për aksion një vit më parë. Megjithatë, analistët mesatarisht kërkonin 89 cent për aksion, sipas të dhënave të IBES nga Refinitiv.
Burimi: Reuters
E.T/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.