Dixhitalizimi i sistemit të Portit të Durrësit – Shpallet tenderi. Fondi dhe detajet
Autoriteti Portual Durrës ka shpallur tenderin për rikonceptimin dhe realizimin dixhital, të sistemit kundra zjarrit.
Fondi i vënë në dispozicion të projektit është 7.9 milionë lekë. Afati kohor për ekzekutim është 2 muaj, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues.
Tenderi i shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik do të qëndrojë i hapur deri më 8 tetor, ora 11:00.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.