Dixhitalizmi s’mbyll sportelet/ Rama: ”Nuk do të shkurtohen vende pune, punonjësve i’u shtohet ngarkesa”
Ofrimi i shërbimeve publike online nuk do të pasohet me shkurtim të vendeve të punës. Pas shqetësimit se shumë punonjës të sporteleve do të humbisnin vendin e punës për shkak se nuk do të ofrojnë shërbim për qytetarët, kryeministri Edi Rama ka dhënë garancinë se jo vetëm që s’do të ketë largime, por ngarkesa e këtyre punonjësve do të shtohet.
Nga ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ku promovoi ofrimin e 50 shërbimeve online, Rama njoftoi dhe miratimin e një vendimi qeverie që do të përcaktojë afatet ligjore që duhet të ndiqen nga punonjësit e administratës për plotësimin e dosjeve të qytetarëve.
Prej datës 1 janar të këtij viti ka pasur një numër të shtuar të shërbimeve publike, që tashmë mund të merren pa qenë e domosdoshme paraqitja në sportel. Ndërkohë që, deri në fund të viti synohet që 91% e gjithë shërbimeve të merren online, përmes portalit e-albania.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.