Dixhitalizohet Universiteti i Elbasanit – Shpallet tenderi prej gati 40 milion lekë. Detajet
Bashkia e Elbasanit ka shpallur nëpërmjet APP tenderin për ‘Dixhitalizim i burimeve bibliotekare ne Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”.
Sipas njoftimit fondi limit i këtij projekti është 39,910,297.00 Lekë ndërsa afati i fundit i aplikimeve në tender është data 16-11-2021, Ora 11:00.
Në dokumentacion thuhet se objekti kryesor i projektit është ‘Sistem menaxhimi librarie’, ‘Servera dokumentesh, ‘Skanera për përdorim nga kompjuteri’, ‘Pajisje automatizimi të bibliotekave’ si dhe ‘Paketa softuerë librarie’.
Gjithashtu po sipas informacionit të publikuar kohëzgjatja e kontratës ose afati për zbatimin e saj është brenda 60 ditëve nga data e nënshkrimit të kontratës.
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.