Do të ulet borxhi publik? – Ahmetaj: Parashikojmë 64.9%, por rrezikohemi nga normat e interesit
Në një kohë kur qeveria ka parashikuar të ulë borxhin me dy pikë përqindje gjatë vitit 2019, duke e çuar në 64.9 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ky objektiv mund të mos arrihet, për shkak të disa risqeve që lidhen kryesisht me lëvizjen e normave të interesit.
Gjatë diskutimeve në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave për borxhin publik dhe deficitin e parashikuar në projektbuxhetin e vitit 2019, ministri Ahmetaj bëri me dije edhe totalin e detyrimeve të prapambetura.
Në buxhetin e vitit 2019 rritja ekonomike parashikohet në nivelin 4.3 për qind dhe deficiti buxhetor në 1.9 për qind.
Pas prezantimit në komisione, buxheti do të miratohet në parim nga Kuvendi në datën 22 Nëntor.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.