“Dobësitë” e ndihmës ekonomike – Duma: Kriteret, jo transparente. Manastirliu: Skema është e “ftohtë”
Kjo është pamja që ka marrë Komisioni Parlamentar i Shëndetësisë ndërsa duhej të diskutohej për transparencën e skemës së ndihmës ekonomike.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu është thirrur në seancë dëgjimore nga deputetja demokrate Grida Duma, se cila është shprehur se skema e re e ndihmës ekonomike është përjashtuese dhe jo transparente, pasi nuk janë publikuar kriteret e përzgjedhjes.
Por duke mos dhënë përgjigje sa i përket publikimit të kritereve, Ministrja Manastirliu e ka konsideruar skemën të “ftohtë”
Sipas saj, referuar shifrave të Dhjetorit janë rreth 60 mijë familje që kanë përfituar ndihmë ekonomike, por nuk ka bërë krahasimin me numrin e përfituesve me skemën e mëparshme. Formula e re e ndihmës ekonomike nisi aplikimin në të gjithë vendin nga 1 Janari 2018.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.