“Dobësitë” e projektbuxhetit, Sejko: “Siguroni” borxhin, orientohuni drejt huamarrjes vendase
Banka e Shqipërisë rekomandon qeverinë të orientohet drejt huamarrjes së brendshme në monedhën vendase dhe me afate të gjata kohore, me qëllim shmangien e rrezikut të rritjes së borxhit publik. Duke komentuar projekt buxhetin për vitin e ardhshëm, Sejko vë theksin se duhen marrë masa për të ruajtur objektivin për uljen e deficitit në 1.9 për qind.
Ndërsa në tërësi vlerëson pozitivisht projekt buxhetin për vitin e ardhshëm, ndër sugjerimet e bëra, Sejko është ndalur edhe në thjeshtimin dhe reduktimin e procedurave tatimore për sipërmarrjen si dhe përmirësimin e klimës së biznesit. Sipas tij, risqet potenciale të ekonomisë janë ato që vijnë nga tregjet e huaja dhe mos vazhdimi i reformave strukturore.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.