Dogana bën sekuestrimin e 80 mijë paketave kontrabandë. Vinin nga Mali i Zi
Strukturat e Administratës Doganore kanë sekuestruar një sasi prej 80 mijë paketa cigare në Pikën e kalimit Kufitar të Hanit të Hotit.
Pas një analize risku dhe dyshimeve të arsyeshme, mbi të dhënat e dokumentacionit shoqërues të një ngarkese, strukturat doganore ushtruan kontroll në mjetin e dyshuar, ku rezultoi një ngarkesë prej 80 mijë paketa cigare të markës “REGINA RED”.
E gjithë ngarkesa me cigare ishte e papajisur me pulle fiskale të Shqipërisë apo të ndonjë vendi tjetër, që ka sjellë ndalimin e porosisë për kontroll të mëtejshëm.
Rasti është referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale, “Kontrabandë me mallra që paguajnë akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “ falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve” të parashikuar nga neni 172 dhe 190/3 të Kodit Penal.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.