Dogana Muriqan – Sekuestrohen 137 steka cigaresh kontrabandë
Në Shkodër, Strukturat e Administratës Doganore te Degës Muriqan, kanë sekuestruar 137 steka cigaresh të cilat pretendonin ti kalonin kontrabandë.
Sipas njoftimit bazuar ne analizën e riskut nga ana e strukturave doganore automjeti i tipit Wolsvagen pasat është dërguar ne vijën e dytë të kontrollit. Automjeti drejtohej nga shtetasi me inicialet P.P.
Pas kontrollit të hollësishëm u gjetën në brendësi të këtij mjeti, të fshehura në pjesët e gomës rezervë dhe shasisë, 70 steka cigare Donatela dhe 67 steka cigare Trokadero.
Strukturat doganore menjëherë pas konstatimit kanë ndaluar shoferin ndërsa procedurat i kanë kaluar për ndjekje policisë gjyqësore të rrethit Shkodër për veprën penale: “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, parashikuar nga neni 172, i Kodit Penal .
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.