Dogana Rinas – Kapen 110 steka dhe 25 paketa kontrabandë
110 steka dhe 25 paketa kontrabandë janë kapur sot në doganën Rinas. Sipas njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, sasia e paketave u është kapur 7 pasagjerëve me pasaportë tajvaneze, të cilët kishin mbërritur në Rinas në orët e para të mëngjesit.
Kanë qenë punonjësit e kontrollit të Doganës së Rinasit ata të cilët kanë konstatuar edhe sasinë e paketave të kapura.
Ndërkohë, bëhet me dije se çështja po hetohet nga specialistë të Hetimit Doganor, të pranishëm në vendin e ngjarjes.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.