Dogana shqiptare sqaron: Ja kriteret që duhet të përmbushin bizneset për të përfituar statusin e OEA
Dogana shqiptare ka publikuar informacionin e nevojshëm në lidhje me kriteret dhe detajet mbi statusin e Operatorit Ekononik të Autorizuar. Ato që bizneset duhet të kenë parasysh janë:
Përfitimet e statusit të OEA-ve
- a) Një trajtim më i favorshëm në lidhje me vlerësimin e riskut dhe kontrollet :
- Më pak kontrolle fizike dhe të dokumentacionit në krahasim me operatorët ekonomikë të tjerë;
- Trajtim prioritar dhe njoftim prioritar në rast seleksionimi për kontroll doganor ;
- Mundësi për të kërkuar hapësira specifike përveç zyrave doganore për kontrollet e doganës.
- b) Një akses i thjeshtuar apo ekskluziv për disa thjeshtime doganore :
- Reduktim i nivelit të garancisë apo përjashtim nga garancia;
- Thjeshtime në transit;
- Thjeshtime në vlerë;
- Autorizim për deklarata të thjeshtuara etj.
- c) Marrëveshje për njohje të përbashkët me shtete të tjera.
Kriteret e OEA -ve
- Sipas llojit të autorizimit të kërkuar (thjeshtimet doganore apo të sigurisë dhe mbrojtjes), aplikuesi duhet të përmbushë disa kritere:
- Të mos ketë kryer shkelje të rënda apo të përsëritura të legjislacionit doganor dhe rregullave tatimore;
- Të ketë një sistem menaxhimi tregtar, dhe nëse është e nevojshme regjistra transporti, të cilat lejojnë kryerjen e kontrolleve doganore të përshtatshme;
- Të ketë aftësi të mira paguese;
- Te ketë standarde praktike dhe kompetenca ose kualifikime profesionale (OEA-D)
Për statusin e OEA-S, standarde sigurie dhe mbrojtje të përshtatshme:
- Masat e duhura për sigurinë e zinxhirit tregtar
- Integriteti fizik dhe kontroll të aksesit
- Procese logjistike dhe trajtime për lloje të ndryshme mallrash
- Personel i përgjegjshëm dhe identifikim i partnerëve të biznesit
- Një OEA-S përfiton lehtësira në kontrolle gjatë hyrje – daljeve të mallrave në territorin shqiptar
Për më shumë informacionin mund të vizitoni linkun këtu!
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.