Doganat bllokojnë 1.6 milion litra gaz, evazion 350 mijë euro! Operacioni antiinformalitet kalon të kafja, cigaret dhe pijet alkoolike
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka bllokuar një sasi prej 1.6 milion litra gaz të lëngshëm për arsye se subjekti që i tregtonte kishte mangësi dhe detyrime fiskale.
Kreu i drejtorisë së Doganave, Arlind Gjokuta tha se dëmi është 350 mijë euro.
Ai paralajmëroi se plani operacional kundër informalitetit do të vijojë duke pasur në fokus produktet e akcizës si kafe, pije alkoolike dhe duhan.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.