Doganat paralajmërojnë qytetarët: Kujdes! Mos blini mallra të akcizës pa pullë fiskale
Të gjithë qytetarët duhet të kenë kujdes ndaj tregtimit të paligjshëm të produkteve të akcizës, kryesisht alkoolin dhe duhanin. Apeli vjen nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, sipas të cilës blerja e tyre pa pullën fiskale jo vetëm që prek drejtpërdrejt të ardhurat e buxhetit të shtetit, por gjithashtu përbën rrezik edhe për shëndetin e qytetarëve.
Produktet të cilat tregtohen në pikat e vogla, të mesme dhe të mëdha janë edhe fokusi i Administratës Tatimore në kuadër të masave të marra gjatë sezonit turistik.
Ndërkohë, në kontrollet e vazhdueshme që ka ndërmarrë Administrata Tatimore ka identifikuar raste të shumta të tregtimit të paligjshëm të produkteve të duhanit dhe alkoolit, ku ka ndërmarrë edhe masa jo vetëm me konfiskim të mallrave të dyshuar, por po ashtu edhe me penalizimin e shitësve.
Nisur nga kjo, Drejtoria e Doganave iu bën apel të gjithë tregtarëve që të mbrojnë biznesin e tyre nga mashtrimi.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.