Doganat tejkalojnë planin me 160 milionë dollarë për 10 mujorin
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka njoftuar të ardhurat për periudhën 10-mujore, janë realizuar në masën 154 miliardë lek nga 138.3 miliardë lekë të planifikuara ose rreth 15.8 miliard lek më shumë dhe në krahasim me 10 Mujorin 2020 janë realizuar rreth 30.3 miliardë lek më shumë.
DPD njofton se dhjetë mujori Janar-Tetor 2021 ka realizmin më të lartë të çdo 10-mujori në historinë e doganave, duke kaluar edhe të ardhurat e 10-mujori të vitit 2019 me rreth 18 milionë dollarë:
DPD informon se sipas të dhënave zyrtare rreth 79% e rritjes së të ardhurave vjen si rrjedhojë e rritjes ekonomike, rritjes së fluksit të importit dhe miradministrimit, ndërsa 21% si rrjedhojë e efektit të çmimeve.
Ndërkaq sipas informacionit të publikuar performanca 10 mujorit për taksat kryesore të mbledhura nga administrate doganore, krahasuar me një vit më parë është si vijon:
- Taksa Doganore, + 1 miliardë lek më shumë nga rifillimi i importit të mallrave me origjinë kryesisht Kinë;
- Akciza, në total +6.3 Mld lek që ka ardhur përgjithësisht nga: rritja e importit të karburantit me +3.4 Mld, rritja e importit të cigareve me +2.4 Mld, Birrës me rreth 216 Mln lek, etj.
- TVSH, në total, T.V.SH-ja krahasuar me dhjetë-mujorin 2020 ka dhënë rreth 22.7 Mld lek më shumë, e stimuluar kryesisht nga:
+3.5 mld Lek rritja e Karburantit të importit
+3.3 Mld lek rritja e konsumit të mallrave të konsumit të përditshëm.
+2.3 Mld lek rritje nga importi i metaleve bazë.
+1.8 Mld lek rritje e importit te automjeteve të përdorura.
+1 Mld lek Energji elektrike
+880 Mln lek rritje e importit të veshje, tekstile.
+870 Mln Lek Konstruksionet metalike
+850 Mln lek Gaz i lengshem
+760 Mln lek Plastika dhe artikujt e saj,, etj.
DPD informon se të njëjtën ecuri kanë edhe mallrat e akcizës në periudhën Janar-Tetor, në konsum, për periudhën 2016-2021 ku efektin më të madh e ka dhënë karburantet me 83 mijë tonë më shumë se e njëjta periudhë 10 mujore e vitit të kaluar ose rreth 20 mijë tonë më shumë se rekordi i mëparshëm i vitit 2019.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.